Aplikacion
Sipas treguesve të fundit nga Ministria e Financave popullsia e vendit në vitin 2023 ishte 2.4 milionë banorë dhe të ardhurat për frymë rezultuan së paku 19 % më të larta se në fillim të vitit ku PBB e vendit u pjesëtua me 2.8 milionë banorë.
Për arsye të ndryshimit të shifrës së popullsisë në vitin 2023 Prodhimi i Brendshëm për frymë përllogaritet në 986 mijë lekë, nga më 829,9 mijë lekë që ishte në fillim të vitit kur popullsia e vendit për arsye të treguesve ekonomike përllogaritej nga Ministria e Financave 2,8 milionë banorë.
Si rrjedhojë e këtyre ndryshimeve statistikore, çdo shqiptar ishte 156 mijë lekë, ose gati 1600 euro më i pasur sesa para Censit, por kjo vetëm në letra.
Këto ndryshime vlejnë edhe për këtë vit, ku PBB-ja për frymë pritet të arrijë në fund të vitit mbi 1 milionë lekë ose 18.7% më shumë se parashikimet kur popullsia e vendit përllogaritej me 2.8 mln banorë.
Treguesi i popullsisë është më i rëndësishmi në hierarkinë statistikore për një vend.
Nëse të dhënat rreth saj janë të pasakta atëherë të gjithë treguesit e tjerë janë me një marzh të lartë të gabimi. Mbi të gjitha shifra e pasaktë e popullsisë çon në dështim të gjitha reformat afatgjata.
Psh një reformë pensionesh që u bë në vitin 2014 rezultoi jetë shkurtër pasi projeksionet në lidhje në popullsinë patën pasaktësi të madhe.
Duke lexuar së jashtmi treguesit, PBB-ja për frymë në euro është rritur në mënyrë të dukshme vitet e fundit nga zhvillimet në kursin e këmbimit dhe korrigjimi i popullsisë nga 2.8 në 2.4 milionë banorë, por në realitet Shqipëria kë gati gjysmën e popullsisë saj rreth 43% në rrezik të varfërisë, niveli më i lartë në Europë.
Popullsia e vendit pas numërimit të Cens 2023 rezultoi 2,4 milionë banorë me reduktim 420 mijë banorë në krahasim me të dhënat e Censit 2011.
Përveç së është reduktuar në numër struktura e popullsisë ka pësuar një sërë ndryshimesh, me zvogëlimin e raporteve të varësisë së të rinjve dhe rritjen e raportit të varësisë së të moshuarve, të cilat do të kenë ndikime të shumta dhe komplekse në treguesit zyrtarë të vendit si dhe në shërbime të ofruara, sistemin arsimor, kujdesin shëndetësor parësor, skemën e pensioneve, zhvillimin urban, etj.
Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se një në pesë individë (19,7 për qind) janë 65 vjeç e lart, krahasuar me një në nëntë individë (11,3 për qind) në Censin e vitit 2011 dhe 7,5 për qind në Censin e 2001.
Një popullsi e plakur është kosto dhe barrë ndaj moshës në punë, gjithashtu një popullsi e moshuar ka prevalencë të lartë për sëmundshmëri kronike dhe kujdes spitalor, gjë e cila shoqërohet me kosto të zënies së shtretërve në spitale apo të kostove të terapive apo medikamenteve.
Të dhënat e Cens lajmërojnë se pas korrektimit me rritje të PBB-duhen më shumë fonde për mbrojtje sociale dhe shëndetësinë të cilat nuk janë reflektuar në projektbuxhetin 2025./Monitor
Serbia shpalli Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë”, reagon Gjermania: Rishikoni vendimin