Aplikacion
“Ke gjetur njeriun e gabuar. Asnjë koment është një subjekt që merret drejtësia. Asnjë koment nuk kam. Policia e Shtetit nuk varet nga unë. unë nuk drejtoj policinë, ka drejtues dhe protokolle, operacione. unë nuk bëj komente për një subjekt të drjetyësisë. Po ju lë juve që ta trajtoni si viktimë në studio”, tha Rama në “Opinion”.
Përgjigje u ktheu edhe kritikëve që e krahasojnë vendin me Kolumbinë.
“Gjëja më e lehtë për ju është të krahasoni Shqipërinë me Kolumbinë. Të krahasoni Shqipërinë me narkoregjimet. Bëjeni, nuk ka problem fare. Shqipëria ka hapur negociatat për t’u anëtarësuar në BE. Hapja e negociatave nuk i bëhet një vendi që është si Kolumbia, as një vendi që është narkoregjim, as një vendi që është regjim, por një vendi që skanohet me fakte, skanohet, jo nga gazetarë që janë këtu brenda vorbullës, por nga ekspertë të BE-së që vetëm me atë merren”, tha Rama
Pyetje: A është normale të tërhiqet zvarrë ish presidenti, ish kryeministri, ish kryetari i Parlamentit?
Rama: Nuk bëj asnjë koment, sepse nuk kam asnjë interes për këtë temë.
Pyetje: Nëse do ishit ju në vendin e Ilir Metës?
Rama: Nëse halla do të dispononte çfarë disponon xhaxhai do ishte xhaxha.