Aplikacion
Në imazh shihet teksa ish-drejtori i OSHEE futet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Në vitin 2021, Adrian Çela, i cili mbante postin e administratorit të OSHEE u padit në SPAK nga PD.
PD depozitoi padi ndaj tre ndërmarrjeve që operojnë në sistemin e energjisë elektrike.
Adrian Çela u shpreh se nuk dinte asgjë për këtë padi, por u njoftua nga media.
Sipas Çelës, akuzat e opozitës ose vijnë nda padituria ose është një padi e qëllimshme, teksa theksoi se do të vihet në dispozicion të organit të akuzës për përmbushjen e hetimit.
“Jam njohur nga media. Unë e kam parë atë kur PD bëri atë deklarimin dhe unë prapë i kthehem që ose ka bërë nga padituria, ose është e qëllimshme. Ne nuk blejmë në bursë. FTL e blen energjinë në bazë të strategjisë të formuluar nga enti rregullator. Tre fashat kanë çmime krejt të ndryshme. Mosblerja në bursë ka dhe një problem tjetër. Duhet ta kesh paranë kesh. Është detyrim, nuk është qejf. Prokuroria do bëjë detyrën e vet”, tha Ardian Çela për RTSH.
Ndërkohë, Çela ka hedhur poshtë edhe akuzat për shitje të energjisë elektrike gjatë muajve korrik dhe gusht duke theksuar se shitja e fundit është bërë në datë 11 qershor. Sipas tij, në muajin qershor, niveli ka qenë mbi kuotën normale.
Partia Demokratike depozitoi në SPAK padi për energjinë elektrike më 15 Tetor 2021. Objekt i kallëzimit penal janë drejtuesit e 3 enteve publike, Adrian Çela, Ergys Verdha dhe Erina Rexhepi, ku sipas PD të tre janë përgjegjës për keqmenaxhimin e ndërmarrjeve.
Shantazhonin 17-vjeçaren me materiale intime, arrestohet çifti në Dibër. E mitura e afërme e burrit