zoom

Aktualitet

Tragjike/ Humbin jetën në aksident prindërit e trajnerit të Kombëtares U-21, Alban Bushi

Kanë humbur jetën në një aksident rrugor prindërit e trajnerit të Kombëtares Shpresa, Alban Bushi.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Egnatia”, në aksin Veria-Selanik, pranë Kouloura Imathias. Fugoni me targa PMX-8942 i drejtuar nga 47-vjeçari grek Marios Simitliotis është përplasur me automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa shqiptare AB 454 GF që drejtohej nga 75-vjeçari shqiptar, Ali Bushi.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja 71-vjeçare Bukurije Bushi. I plagosur lehtë ka mbetur edhe shtetasi grek, i cili është arrestuar nga policia.

Mësohet se dy viktimat janë prindërit e Alban Bushit, ish-futbollistit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, aktualisht trajner i Kombëtares U-21, që nga viti 2016./ Zoom.al