Aplikacion
Zoom.al mëson se Arlind Bushati fillimisht ka mbetur i plagosur dhe po lufton për jetën në spital. Ai ka qenë në makinë me shtetasin Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, që mbeti i vrarë.
Makina e tyre goditi një çift dhe i mori jetën njërit nga bashkëshortët.
Më 10 tetor të këtij viti, Arlind Bushati u kërcënua më armë në qendër të qytetit të Shkodrës.
Mësohet se persona të paidentifikuar që qarkullonin me motor dyshohet se i kanë drejtuar armën 32-vjeçarit afër një lokali në pedonalen e Shkodrës, në prani të shumë qytetarëve.
Personat që e kërcënuan mbanin skafandër dhe i riu deklaroi në polici se nuk mundi t’i njihte.
Dy vite më parë Xhemal Bushatit iu vendos tritol në biznesin e tij. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. /Zoom.al