Aplikacion
Një nga viktimat është identifikuar si Hamza Lici.
Ai është vëllai i Ibrahim Licit. Sipas burimeve të Zoom.al, nga të shtënat ka mbetur i vdekur edhe një person tjetër.
Po ashtu, plumbat kanë kapur edhe dy persona të tjerë, duke i lënë të plagosur.
Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë po hetohen nga policia, e cila ka rrethuar vendin e ngjarjes.
Kush është Ibrahim Lici?
Ibrahim Lici është një emër i njohur i botës së krimit, i akuzuar për një sërë vrasjesh dhe atentatesh mafioze.
Ibrahim Lici është djali i ish-këshilltarit të Bashkisë së Shkodrës, Mustafa Lici.
Sipas policisë, Lici është autori kryesor i atentatit ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, ngjarje kjo e ndodhur në datën 30 mars të 2019. Ata u ekzekutuan në portën e shtëpisë me breshëri kallashnikovi dhe ngjarja u hetua si përplasje mes bandave rivale në Shkodër.
Ibrahim Lici akuzohet edhe për vrasjen e Endri Mustafës.