zoom

Aktualitet

PAMJE nga masakra në Shkodër, trupa të pajetë në rrugë

Dalin pamjet e para nga masakra në Dobraç të Shkodrës.

Në videot e mëposhtme duken makinat e policisë dhe ambulancat që mbërrijnë në vendin e krimit.

Pamjet janë të rënda dhe tregojnë trupin e pajetë të një prej personave që ndërroi jetë, të shtrirë në tokë.

Forcat e policisë kanë rrethuar zonën, ndërsa grupi hetimor po mbledh prova për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur shkaqet e dinamikën e plotë të ngjarjes.

Nga breshëria me armë dyshohet se kanë humbur jetën dy persona dhe dy të tjerë janë plagosur.

Burime për Zoom.al konfirmojnë se një nga viktimat është Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit.