Aplikacion
Sipas një raporti të New York Times, çifti që pretendon të investojë në ishullin e Sazanit, por sidomos Ivaanka që kishte një rol aktiv në fushatat e mëparshme të babait të saj në 2016 dhe 2020, duke u përqëndruar kryesisht në tërheqjen e votuesve femra, nuk po e luajnë më këtë rrol.
Gjatë dy viteve të fundit, ajo dhe burri i saj, Jared Kushner, kanë vendosur të përqendrohen në jetën e tyre familjare dhe kanë shpallur se politika vjen e dyta në rrethin e tyre të interesave.
Sipas NYT, Ivaanka tani është një “vëzhguese e heshtur” e fushatës së fundit të babait të saj dhe nuk ka shfaqur dëshirë për të bërë komente publike në ditët e fundit përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit. Largësia e saj nga Donald Trump lidhet edhe me katër akuzat penale që i janë ngritur ish-presidentit. Në një nga rastet që kishte të bënte me mashtrimin financiar, Ivaanka u distancua nga i ati duke deklaruar se nuk kishte njohuri për me financat e tij.
Ajo ka refuzuar të japë intervista politike dhe ka shprehur se mundësitë për t’u rikthyer në fushatën e Donald Trump janë “praktikisht zero”. Burri i saj ka sugjeruar se ky cikël për Ivaankan ka përfunduar dhe se ata janë të përkushtuar ndaj vendimeve të tyre.
Disa kritikë sugjerojnë se, nëse Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, Ivaanka dhe Jared do të përfitojnë financiarisht nga aktivitetet e tyre biznesore, të cilat ndikohen nga politikat e qeverisë amerikane.
Pavarësisht distancës së saj nga politika, Donald Trump shpesh përmend Ivaankan me fjalë pozitive. Pas transferimit të saj në Miami në vitin 2021, ajo dhe Kushner u bënë edhe më të pasur, ndonëse disa nga aktivitetet e biznesit të Kushner janë nën mbikqyrje të rreptë nga insitucionet amerikane shkruajti së fundi New York Times.
Në shtator, kryetari i Komitetit të Financave të Senatit, Ron ëyden publikoi një letër ku pretendonte të zbulonte detaje në lidhje me projektet e familjes Trump, duke përfshirë faktin se kompania e Jared Kushner, Affinity ka mbledhur deri në 157 milion dollarë nga klientët e huaj – nga të cilat 87 milion dollarë me prejardhje nga qeveria saudite.
Për më tepër, ëyden ka pohuar se zyrtarë të qeverisë shqiptare dhe serbe iu afruan në mënyrë proaktive kompanisë Affinity Partners me propozime për projekte të pasurive të paluajtshme në vendet e tyre për të investuar në Sazan dhe Zvërnec, si edhe për të ndërtuar në qendër të Beogradit. Ky lajm ngriti dyshime se investimet e fondit të pasurisë sovrane do t’u japin qeverive të huaja ndikim mbi familjen Trump.
Planet për mega-resortet e reja turistike në Shqipëri u njoftuan për herë të parë në mars, pak pasi parlamenti ndryshoi një ligj duke lejuar qeverinë të japë leje ndërtimi në zonat e mbrojtura për resortet me pesë yje.
Rekordi i parë i vizitës së Kushnerit në Shqipëri ishte me Ivanka Trump në verën e vitit 2021. Ai gjithashtu vizitoi vendin në vitin 2023, i shoqëruar jo vetëm nga gruaja e tij, por nga Richard Grenell , ish-zyrtar i administratës Trump, i cili në disa raste shërbeu si ambasador i SHBA-së në Gjermani, ushtruesi i detyrës së drejtorit të inteligjencës kombëtare dhe i dërguari presidencial i administratës Trump për Ballkanin Perëndimor.
Sido që të jetë rrrezultati i zgjedhjeve të 5 nëntorit në SHBA, një gjë është e sigurtë. Çifti Jared Kushner- Ivanka do të mbeten të fokusuar tek bisnesi. Nuk dihet nëse ata do të vijojnë me investimet në Shqipëri, apsi nëse kandidati republikan rezulton humbës me shumë gjasë favoret që iu ofruan familjarëve të tij si formë lobimi, do të shuhen sa hap e mbyll sytë. Tani për tani dihet vetëm ajo që shkruan New York Times se vajza e preferuar, Ivaanka po ërqendrohet në aktivitetet e saj biznesore dhe filantropike, duke u distancuar nga politika, të cilën ajo e përshkruan si një “botë të egër”. Ajo ka theksuar se beson se duhet të jetë ose plotësisht e angazhuar ose krejtësisht jashtë politikës. Ashtu si Melania, ajo nuk ka luajtur një rol aktiv në tërheqjen e votuesve femra, në një fushatë ku çështjet gjinore janë në qendër të vëmendjes. Ndërkohë, në këtë periudhë fushate, një tjetër anëtare e familjes, nusja e djalit të Donald Trump, Lara, ka marrë një rol gjithnjë e më të dukshëm.
Abuzonte prej vitesh me të miturën/ Autori, mik i babait të saj, shpallet në kërkim