zoom

Bota

Pamjet/ 63 viktima nga përmbytjet në Valencia

Të paktën 63 persona humbën jetën nga përmbytjet masive që përfshinë rajonin lindor të Spanjës, Valencia pas shirave të rrëmbyeshëm të dy ditëve të fundit.

Numri i viktimave është konfirmuar nga autoritetet vendase ndërsa qëndron frika se më shumë trupa të pajetë ndodhen mes mbetjeve që moti keq ka lënë pas.

Shërbimet e urgjencës në rajon u bënë thirrje qytetarëve që të shmangin çdo lloj udhëtimi rrugor dhe të ndjekin përditësimet e mëtejshme nga burimet zyrtare.
Dhjetëra video të shpërndara në mediat sociale gjatë natës tregojnë pasojat katastrofike të përmbytjeve, njerëz të bllokuar nga ujërat dhe ura që merren përpara nga rrjedha në pak sekonda.

Të tjera pamje treguan zjarrfikësit duke shpëtuar shoferët e bllokuar mes shiut të dendur në qytetin e Alzira dhe makinat e bllokuara në rrugët e përmbytura.
Efekt makinat

Trenat për në qytetet e Madridit dhe Barcelonës u anuluan për shkak të përmbytjeve. Shkollat dhe shërbime të tjera thelbësore janë pezulluar në zonat më të prekura.

Numri i të vdekurve duket të jetë më i keqi në Evropë nga përmbytjet që nga viti 2021, kur pothuajse 200 njerëz vdiqën, kryesisht në Gjermani.