Aplikacion
Beleri ndodhet në Tiranë si pjesë e delegacionit të eurodeputetëve që do të marrin pjesë në komisionin ndërparlamentar të stabilizim asociimit.
Një qytetar i bëri pritë Belerit, duke i kujtuar masakrën e Peshkëpisë dhe një nga të vrarët në vitin 1994.
“A e mban mend Fatmir Shehun zoti Beleri? Turp të kesh! Rrugac! Vrasës!”, tha qytetari.
View this post on Instagram
Sulmi, ndaj një reparti kufitar pranë fshatit Peshkëpi të Dropullit, katër kilometra brenda kufirit shqiptar, shënoi një ndër ngjarjet më të rënda në vendin tonë. Sulmi la pas dy ushtarë të vrarë shqiptarë dhe plagosjen e tre të tjerëve.
Një prej viktimave ishte komandanti i stërvitjes, Fatmir Shehu, që u qëllua me armë. /Zoom.al