zoom

Aktualitet

“E njoh, por nuk kam lidhje me tenderin”! Fatos Tushe flet nga qelia: Më lironi se jam i sëmurë

Ish-kryetari i bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit. Nga qelia ai hoqi përgjegjësinë nga vetja për tenderin që është nën hetim duke deklaruar:

”Nuk kam pasur asnjë autoritet mbi tenderin, nuk kam qenë kryetar dhe ent prokurues ka qenë drejtoria e punëve publike, s’ka qenë bashkia e Lushnjes”, deklaroi ai.

Ai pretendon se është sëmurë dhe se qëndrimi pas hekurave i rrezikon jetën.

“Kërkoj ndryshimin e masës së sigurisë pasi nuk ka dyshime të arsyeshme dhe për shkak të gjendjes shëndetësore shumë të rënduar që kam”.

Njohjen me biznesmenin Ibrahim Lami nuk e ka mohuar.

“E njoh, por nuk kam lidhje me tenderin”, tha ai përpara Gjykatës së Apelit.

Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) bashkë me 10 persona të tjerë vartës të tij dhe biznesmenë me akuzën e abuzimit me tenderin 240 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali vaditës.

Postime të lidhura