zoom

Aktualitet

Tjetër aksident i rëndë në vend/ 30-vjeçari në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë rrugor u shënua në fshatin Dajç të Lezhës këtë të hënë, ku një motomjet u përplas me një zetor.

Si pasojë, drejtuesi i motomjetit mori plagë të rënda në trup.

Ai është identifikuar si Francesk Mazogaj, 30 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia po heton për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.