zoom

Aktualitet

Lezhë/ Babë e bir sulmojnë me kosore 47-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e kësaj të diele në Blladre të Lezhës, ku një 47-vjeçar u sulmua me mjet prerës.

Ai u godit me kosore nga babë e bir, pas një konflikti fizik që pati mes tyre, për motive të dobëta.

Gjatë sherrit ka marrë plagë të lehta edhe një prej agresorëve, djali.

Ata kanë thyer edhe xhamin e makinës së 47-vjeçarit.

I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia deri tani ka ndaluar vetëm një nga autorët, djalin, ndërsa babai i tij është në kërkim.