zoom

Lajme

“Dua të jem mbrojtësi i parë që do të fitoj Topin e Artë”

Trent Alexander-Arnold, ylli i Liverpool dhe Anglisë, thotë se dëshiron të jetë mbrojtësi i parë që fiton Topin e Artë dhe të mbahet mend si “mbrojtësi i djathtë më i madh që ka luajtur futboll”.

Asnjë mbrojtës i krahut nuk e ka fituar çmimin e lojtarit të vitit në botë, i cili u prezantua për herë të parë në 1956.

26 vjeçari u shpreh se do të zgjidhte fitimin e Topit të Artë në vend të Kupës së Botës.

“Unë besoj se mundem”, deklaroi Alexander-Arnold për Sky Sports. “Dua të jem mbrojtësi i parë i krahut që e ka bërë këtë. Mëngjesin pasi të dalësh në pension, mund të shikohesh në pasqyrë dhe të thuash: “I dhashë gjithçka që mora. Nuk ka rëndësi sa trofe fitoni, apo sa medalje keni. Rëndësi ka çfarë i jepni lojës dhe nëse arrini potencialin tuaj të plotë.”

Legjenda e Real Madridit, Roberto Carlos, i cili luajti si mbrojtës i majtë, ishte i dyti në Topin e Artë të vitit 2002, i cili u fitua nga ylli i Brazilit, Ronaldo, pas triumfit të tyre në Kupën e Botës atë vit.

Dy mbrojtës të krahut janë nominuar për çmimin e 2024-ës, mbrojtësi i Spanjës dhe Real Madridit, Dani Carvajal, si edhe Alejandro Grimaldo i Spanjës dhe Bayer Leverkusen. Ceremonia zhvillohet të hënën.