zoom

Lajme

Kryemadhi nxjerr gafën e prokurorëve të SPAK: Kjo është drejtësia që duam?

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, që është në masë sigurie për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie, bëri publike një gafë të prokurorëve të SPAK.

Sipas saj, prokurorët Arben Kraja, Sotir Kllapi dhe Altin Dumani kanë përdorur një ligj të shfuqizuar në 2020 kur kanë firmosur për masën e sigurisë ndaj saj.

Kryemadhi ngre dyshime për aftësinë e tyre profesionale për të bërë drejtësi pa marrë urdhëra.

“Drejtësia e re me ligjet e vjetra. Të nderuar qytetarë, aq me nxitim dhe aq me urdhër e ka pasur kjo drejtësi e re goditjen time politike, saqë kanë përdorur një ligj të shfuqizuar jo pak, por 4 vite më parë.

Të jenë analfabetë funksionalë apo ushtarë funksionalë?!

Shikoni, gjykoni dhe vlerësoni vetë faktet më poshtë, por mos harroni që secilin nga anëtarët e kësaj drejtësie e paguajmë 5-6 mijë euro në muaj ne të gjithë së bashku. Kjo është drejtësia që ne duam?”, shkruan Kryemadhi në rrjetet sociale.