zoom

Lajme

Tronditet Mali i Zi/ Vëlla e motër ekzekutohen me armë zjarri

Mali i Zi u trondit nga një vrasje e dyfishtë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të së premtes në një banesë në fshatin Bijelo Polje të Sokolacit, ku vëlla e motër u ekzekutuan me armë zjarri.

“Sonte, rreth orës 21:10, në policinë e Bijelo Polje është raportuar se në fshatin Sokolac afër Tomashevës janë vrarë dy të moshuar, trupat e të cilëve janë gjetur në shtëpi dhe se autori është larguar i armatosur”, njoftoi policia.

Të gjitha njësitë policore, njësitë e Antiterrorizmit, qentë e policisë dhe një njësi helikopterësh e MPB-së dhe Ushtrisë së Malit të Zi po punojnë për lokalizimin dhe arrestimin e autorit.

“U bëjmë thirrje qytetarëve të Bijelo Poljes, veçanërisht banorëve të fshatit të përmendur, që të kenë kujdes, të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të mos lejojnë të hyjnë persona të panjohur, ndërsa policia ndërmerr të gjitha aktivitetet në juridiksionin e saj me qëllim kapjen e autorit”, njoftoi policia.

Gjithashtu, ata apelojnë qytetarët që çdo informacion që mendojnë se mund të jetë domethënës në lidhje me këtë krim të denoncojnë në polici.