zoom

Aktualitet

Tërmet me magnitudë 4 në Fier, lëkundjet ndihen edhe në Vlorë

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në qytetin e Fierit, Lushnjes e Vlorës dhe zonat përreth mbrëmjen e së premtes.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë tërmeti ka qenë me magnitudë 4 të shkallës rihter. Epiqendra e tërmetit është regjistruar 11 kilometra në lindje të qytetit të Fierit.

Nuk raportohet për dëme materiale e as për të lënduar.