zoom

Aktualitet

PAMJET/ Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, makinat ngecin në trafik

Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua këtë të premte në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Sukthit.

Katër automjete, mes të cilëve edhe një karrotrec, u përplasën me njëri-tjetrin.

Nga aksidenti nuk mbetën persona të plagosur, por në rrugë u krijuan radhë të gjata trafiku.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Gjithashtu, forcat e rendit po përpiqen të lehtësojnë trafikun e rënduar, për të siguruar që qarkullimi të rikthehet në normalitet sa më shpejt.