zoom

Aktualitet

Përgjaken rrugët/ Dy aksidente tragjike në vend, vdesin dy persona

Dy persona humbën jetën në aksidente rrugore këtë të enjte në vend.

Gjatë paradites, në lagjen nr. 10 në Korçë një 50-vjeçar u përplas për vdekje nga një mjet top “Peugeot”.

Shkaku i aksidentit po hetohet nga policia, ndërsa autoritetet po punojnë edhe për identifikimin e vitkimës.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Ndërsa në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, një 40-vjeçar përplasi me motoçikletë një moshuar.

75-vjeçarja po kalonte rrugën kur u aksidentua. Ajo ndërroi jetë prej plagëve të rënda, ndërsa drejtuesi Izedin Llukaçej, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.