zoom

Lajme

Këshilltari i Veliajt: Edi Rama, e keqja më e madhe e këtij vendi bashkë me Metën e Berishën

Këshilltari socialist i Këshillit Bashkiak Tiranë, Halit Valteri e ka quajtur kryeministrin Edi Rama si një ndër “të këqijat që i kanë ndodhur Shqipërisë”.

Gjatë një debati në News 24 mbi arrestimin e ish -presidentit Ilir Meta, Valteri u shpreh:

“Ilir Meta është njeriu më i korruptuar dhe e keqja më e madhe e këtij vendi. Pastaj vjen Sali Berisha, pastaj kryeministri aktual Edi Rama. Sepse disa mund të thonë se unë kam komplekse pse jam tek PS tani”.

Në qershor të 2022-shit, ish-deputeti Halit Valteri ka depozituar në SPAK një kallëzim penal për ish-presidentin Ilir Meta, ish-kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin dhe Vangjel Tavon.

Ai i akuzon ata për korrupsion aktiv dhe pasiv në sektorin privat, për fshehje të pasurisë, mospagim të taksave dhe tatimeve dhe shpërdorim detyre.

Valteri thekson se disponon të dhëna që ngrenë dyshime për konsumimin e këtyre veprave penale.

Nuk dihet nëse kjo deklaratë e Valterit do të sjellë pasoja për të, si përfaqësues i Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Valteri është përfshirë shumë herë në situata kritike gjatë debateve në Këshillin Bashkiak, duke mbrojtur kryetarin Erion Veliaj. Në një nga rastet Halit Valteri u qëllua me grusht nga këshilltari i LSI, Tedi Blushi. /Zoom.al