zoom

Lajme

Ilir Meta në burg, Ursula von der Leyen nxjerr foton e hekurit ku ngjitej ish-presidenti

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ateroi ditën e djeshme (23 tetor) në aeroportin e Rinasit.

Në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor, ndalesa e parë e presidentes së KE ka qenë në Shqipëri ku ditën e djeshme zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama, ndërkohë mëngjesin e kësaj të enjte u takua me presidentin, Bajram Begaj.

Ndërkohë, para se të vinte në Shqipëri këtë vizitë Ursula von der Leyen e kishte njoftuar në llogarinë e saj në “Instagram”. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte foto e përdorur në posterin e vizitës së Presidentes së Komisionit Europian.

Në foton e postuar nga Ursula von der Leyen shihet Tirana, ndërkohë në fokus është hekuri ku disa muaj më parë ish-presidenti Ilir Meta bënte stërvitje.

Nëse kjo foto do të ishte bërë publike javën e kaluar atëhere nuk do të kishte tërhequr të njëjtën vëmendjen. Por, e ardhur në këto ditë kur politika dhe aktualiteti në Shqipëri është trazuar nga arrestimi ish-presidentit të vendit, Ilir Metës duke si “ngacmim”.