zoom

Lajme

Vdes “Tarzani”, si gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua pasi i biri i vrau bashkëshorten

Ron Ely, i njohur më së shumti për rolin e tij kryesor në shfaqjen televizive “Tarzan”, një projekt që magjepsi botën gjatë viteve 1960, ka ndërruar jetë.

Ely vdiq në moshën 86-vjeçare më 29 shtator, por lajmi u zbulua këtë të mërkurë nga vajza e tij në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Kristen nuk zbuloi shkaqet e vdekjes së Ron Ely-t, por dihet se shëndeti i tij ishte përkeqësuar gjatë viteve, për shkak të skenës tragjike ku bashkëshortja e tij u vra nga djali i tyre.

Ron Ely triumfoi në vitet 1960 në serialin “Tarzan” në vitin 1966. Por karriera e aktorit Ron Ely përfundoi në vitin 2001 kur ai vendosi se ishte koha për të kaluar kohë me fëmijët dhe familjen e tij.