Aplikacion
Pas një seance të gjatë gjyqësore, trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi masat për ish-presidentin Ilir Meta dhe për Monika Kryemadhin.
Meta do të vijojë të qëndrojë në burg, ndërsa Kryemadhi në detyrim paraqitje.
Nga ana tjetër, për Pirro Xhixhon, babain e deputetes Erisa Xhixho, u vendos një masë më e butë sigurie, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.
Seanca e sotme gjyqësore u shoqërua me debate dhe tensione të forta mes Metës dhe kreut të SPAK, Altin Dumani. Ish-presidenti ofendoi dhe kërcënoi Dumanin dhe dy prokurorë të tjerë që ishin në sallë.
Ilir Meta u arrestya më 21 tetor si i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit.
Mosbindja civile/ Procedohen deputetët e opozitës: Goditje për shkak të detyrës dhe … (Emrat)