Aplikacion
Në foto duket momenti kur terroristët futen në godinën e Industrive Hapësinore Turke për të kryer sulmin.
Në duar ata mbajnë kallashë, ndërsa në fytyrë nuk janë të maskuar.
Si pasojë e sulmit, disa persona mbetën të vdekur, ndërsa të tjerë u plagosën.
Viktimat janë konfirmuar nga ministri i Brendshëm turk.
“Për fat të keq, kemi dëshmorë dhe njerëz të plagosur”, tha Ali Yerlikaya.
Autoritetet po hetojnë për të zbardhur kush fshihet pas sulmit terrorist.