Aplikacion
“Kanë hyrë biznesmenë, kanë ngrënë bukë e kanë pirë kafe”, tha ajo, duke shtuar “pse çfarë jam unë njeri pa njeri”.
Ajo theksoi se ka ndihmuar çdo njeri që i ka kërkuar ndihmë, duke shtuar se ‘ne një fshat i vogël jemi, njihemi me njëri-tjetrin”.
“Te ajo shtëpi ka hyrë edhe Edi Rama, edhe Sali Berisha, edhe Basha edhe Veliaj. Te ajo shtëpi ka hyrë edhe Sokol Olldashi. Në shtëpinë time ka hyrë çdo gjë, cdo njeri, kanë ngrenë bukë kanë pirë dhe kafe, kanë hyrë dhe biznesmenë, pse ca jam unë njeri pa njeri.
Sa gazetarë më kanë kërkuar mua ndihmë, sepse ja hiqnin prindërit nga puna për motive politike.
Kam ndihmuar dhe do ndihmoj cdo njeri, kush të më dalë në rrugë. Sa aktorë të Portokallisë më kanë kërkuar ndihmë mua, sepse i trajtonin sipas interesave. Është turp, ne një fshat i vogël jemi dhe njihemi me njeri tjetrin”, tha Kryemadhi.