zoom

Lajme

Përplasja me Altin Dumanin në GJKKO, Kryemadhi: Meta i ledhatoi! Ku kanë b*th ata me fol

Monika Kryemadhi ka folur jashtë GJKKO-së për përplasjen e Ilir Metës me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e çështjes.

E pyetur për përplasjen në sallën e gjyqit, Kryemadhi tha se “Ilir Meta për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi”.

Duke iu referuar sërish prokurorëve, deputetja deklaroi “ku kanë bythë me fol ata. Ku flasin dot pa lejen e Ramës. Arben Kraja a e ka mbesën në Bashkinë e Tiranës drejtore të prokurimeve”.

“Unë nuk jam besimplotë në SPAK as te drejtësia e Vlahutin. Të gjithë këta të BKH-së a dini kush i ka trajnuar. Burri i Romana Vlahutin. Ai e ka fituar projektin nga BE për trajnimin. Ndiqni paranë. Unë paranë ndoqa ngaqë shkova tek ata. Me lekët e mia i kam blerë. Mos i kam blerë me lekët e Edi Ramës apo të SPAK.

Unë nuk e kam fustanin si Ajola Xoxa që e ka D&G dhe thotë ma ka qepur gjyshja. Unë i kam të deklaruara.

Kam lindur në Tiranë në 1974. Nuk kam ardhur në Tiranë. Kam mbaruar universitetin e Tiranës, kam mbaruar master doktoraturë, të gjitha dhe me forcat e mia.

Nëse ka një gjë, po të kisha para për të fshehur nuk përdorja karta krediti, por para cash. Dhe këta prokurorët që rezultojnë si të ndershëm, po t’i futesh TIMS-it… Edhe operacionet e grave, të vajzave dhe të të dashurave”, u shpreh Kryemadhi.