zoom

Lajme

Ish-konkurrentja e Përputhen diagnostikohet me kancer: Do filloj kimioterapi

Ish-konkurrentja e “Përputhen 40”, Stela Nikolli po lufton me kancerin.

Në kuadër të tetorit rozë, për të ndërgjegjësuar edhe gratë e tjera, ajo rrëfeu historinë e saj, duke zbuluar se nuk ka shumë kohë që është diagnostikuar me kancer gjiri.

“Unë këtë sëmundje e kam marr si sfidë dhe duhet ta kaloj, jeta ka shumë sfida dhe unë duhet ta përballoj, mendoj se Zoti më ka zgjedhur mua ta përballoj dhe të tregoj që çdo gjë me dëshirën e mirë dhe anën mjekësore kalon, me pozitivitetin dhe energjinë e duhur kalohet sikur nuk ka ndodhur asgjë. E di që do filloj kimioteparapi dhe ka efektet anësore, por mendoj se do e përballoj”, u shpreh ajo.

Stela Nikolli foli edhe për mbështetjen që ka marrë gjatë kësaj kohe nga vajza e saj, Harmoni.

“Unë vajzës time ja thashë që në fillim, i thash mami do të bëj një operacion, nuk dua që ti të mërzitesh, mbase do ta shikosh mamin në disa momente që jam pak e pamundur ose dhe e mërzitur. Ajo më tha se e di që ka një mama të fortë dhe ka besim se do ja dal”, shtoi Stela Nikolli.