zoom

Lajme

Kryemadhi flet për takimet me Metën: Zero kontakt! Edhe po të dua unë, s’pranon ai

Deputetja Monika Kryemadhi tha se nuk e ka takuar ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, ndërsa ndodhet në paraburgim.

Në deklaratën për media Kryemadhi tha gjithashtu se nuk ka patur asnjë kontakt me ish-bashkëshortin pas divorcit në 7 muajt e fundit.

“Nuk kam më komunikim me të. Me këtë çështje do të punojmë të ndarë për arsye të mbrojtjes. Dua të them në parantezë që masa e arrestit është masë që tenton për të zhvilluar më tej konfliktin familjar tonin, për gjëra të cilat dyshojnë tek unë duan t’ja vendosin Ilir Metës që nuk ka lidhje fare. Edhe sikur të dua unë ta takoj unë, nuk do të pranonte ai, ku ka arrestim më të madh se sa ai shpirtëror, ku ka?! Nuk ia uroj asnjërit nga ju konfliktit familjar që kam unë.  S’jemi me shkuesi, jemi dy njerëz që jemi dashur shumë, kemi ecur përdore 33 vite. Kjo çoi në faturën për të paguar një faturë shumë të madhe që nuk ka lidhje me asgjë tjetër.”- u shpreh ish kryetarja e LSI-së.