Aplikacion
Në konferencën e jashtëzakonshme me sekretarin e përgjithshëm Tedi Blushin dhe avokatin Genc Gjokutaj, Peca tregoi se disa persona të maskuar dhe me armë ju afruan makinës dhe kërkuan që personat që ndodheshin në të, të zbrisnin.
Sipas tij në atë moment personat nuk kishin asnjë mjet identifikimi, dhe për pasojë u trembën, por më pas panë një makinë policie. Sipas tij, kreu i PL nuk bëri rezistencë.
“Po vinim drejt Tiranës, aty afër Casa Italia, pashë që ishte bllokuar rruga. Aty na rrethuan makinën dhe dolën disa banditë me maska, se nuk kishin as uniformën e policisë, na thanë hajdeni me ne. Kush jeni ju u thamë, se u trembëm? Kërkuam që të na tregonin mjet identifikimi. Pastaj pashë një makinë policie, aty na thanë do vini me ne në komisariat. Kur shkuam në komisariat nuk bënë asnjë veprim, se prisnin urdhra nga Rama dhe Dumani. Vinin vërdall me telefona dhe nuk tregonin çfarë po bëhej, ishte një akt i tmerrshëm. Ku jetojmë në këtë jetë me këtë polici kriminale të Dumanit, Ramës, Sorosit me vjedhje shumë të mëdha”, deklaroi Peci.