Aplikacion
Gjatë një takimi me pensionistët për të prezantuar tek ata indeksimin e pensioneve, Rama deklaroi se me biznsemenët, veçanërisht me ata që merren me ndërtim, do të sillet njësoj si me rastet e faturave të energjisë elektrike.
“Jemi aty ku ishim me energjinë elektrike. 50% e popullit paguante edhe për ata që nuk paguanin. Kur morëm detyrën ishim në prag të kolapsit energjetik. Jemi në kohën kur me të gjithë ata që i shmangen detyrimit për të paguar për pensionet tuaja, ne do të sillemi njësoj si me ata që s’paguanin energjinë.
Nuk dua të bëj kërcënime, por dua t’u them biznesmenëve, sidomos atyre që bëjnë ndërtime, nuk ekziston më 400, 500, 600 punonjës… Nuk ekziston dhe na i regjistrojnë me pagë minimale, ky është krim, ndërsa deri sot e kemi trajtuar si informalitet, kemi rritur me 290 mijë numrin e atyre që kontribuojnë.
E pamjaftueshme sa ç’është e pajustifikueshme që këta të deklarojnë pagat jo reale, janë krim kundër çdo pensionisti që me të drejtë thotë vajti si vajti kjo punë, po atë gjysmën e gjelit mos na e lini ta kujtojmë dhe të themi që ooo sa mirë kaluam nga gjysma e gjelit tek 5 milekshi i vitit. Duhet të bëhet më shumë, duhet të luftohen këta. Hyjnë në një hak shumë të madh”, tha Edi Rama.