zoom

Aktualitet

Ngjarje e rëndë Burrel/ Digjet brenda në shtëpi 41-vjeçarja (EMRI+VIDEO)

Një 41-vjeçare humbi jetën tragjikisht këtë të hënë në Burrel.

Banesa dykatëshe ku ajo jetonte u përfshi nga flakët rreth orës 10 të paradites.

Si pasojë e zjarrit të përhapur me shpejtësi mësohet se ka humbur jetën në vend shtetësja Fetie Cani.

Ajo ishte e paralizuar dhe nuk doli dot nga shtëpia, ndërsa nëna e saj arriti të largohet.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërriti shërbimi zjarrfikës i Matit dhe policia nisi hetimet për rastin në fjalë.