zoom

Ekonomi

Gonxhja u kërkon pensionistëve t’i qajnë hallet shtetit: Ju e dini se lekët nuk bien nga qielli

Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja u ka kërkuar pensionistëve që t’u qajnë hallet shtetit, ndërsa këta të fundit nuk përballojnë as produktet minimale në shportë.

Gjatë një bashkëbisedimi me të moshuarit u shpreh se “si shtresa më me eksperiencë dhe më e mençur ju e dini se lekët nuk bien nga qielli”.

Ministri madje vuri në dukje se rritja e jetëgjatësisë po ndikon tek skema.

“Kjo qeveri shpenzon për pensionet për shumë se çdo gjë tjetër. Mbi 1/5 e buxhetit shkon për pensionet dhe me lekët që mbeten qeveria duhet të bëjë gjithçka tjetër, të shtrojë rrugë, të ndërtojë shkolla, spitale, të paguajë mësues, mjekë, policë, të përballojë emergjenca, ju e dini se sa halle ka shteti.

Si shtresa më me eksperiencë dhe më e mençur ju e dini se lekët nuk bien nga qielli. Sot familjet kudo, lindin më pak fëmijë dhe jetëgjatësia rritet, dhe shyqyr që rritet, por që të na dalin llogaritë duhet që për një pension të kishim 2-3 të punësuar, ndërsa raporti që kemi sot është 1 me 1”, tha Gonxhja.