zoom

Aktualitet

Emri/ U vendos në pranga së bashku me ish-deputetin e PS, kush është i arrestuari tjetër

Ahmet Masha raportohet se është personi i dytë i vendosur në pranga me urdhër të SPAK, pas arrestimit të ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja.

Ky i fundit rezulton me precedentë penalë pasi është arrestuar dhe dënuar nga Gjykata e Durrësit në dhjetor të vitit 2013 për kontrabandë mallrash në portin e Durrës.

Ndërkohë një personi tretë është shpallur në kërkim, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij.

Jurgis Çyrbja është arrestuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit teksa udhëtonte me automjet me shoferin.

Sipas burimeve për Zoom.al në një hetim të gjatë, në bashkëpunim me autoritetet franceze, gjatë kohës që i arrestuari ushtronte postin e deputetit akuzohet si përdorus i aplikacionit SKY ECC, ku pretendohet se ka shpërndarë sekrete dhe informacione për personazhe të grupimeve kriminale në Durrës.

Mbi ish-deputetin rëndojnë akuzat “përkrahje e autorit të krimit”, “nxjerrje të sekretit hetimor” dhe “korrupsion aktiv në zgjedhje”.