Aplikacion
Jurgis Çyrbja u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, një ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit.
Pasi iu komunikua akuza e shpërdorimit të detyrës dhe u mor si person nën hetim, ai tha për mediat: “Mund t’i drejtohemi SPAK për informacione të mëtejshme. Faleminderit, mirë u pafshim”.
Ai dorëzoi mandatin më 10 tetor dy ditë pasi u mor në pyetje në SPAK për herë të parë.
Për mediat, socialisti deklaroi se nuk është marrë i pandehur, ndërsa nuk komentoi asnjë pyetje tjetër nga gazetarët. I pyetur për asyen e dorëzimit të mandatit, u shpreh se mori vendimin për arsye shëndetësore.
Socialisti u paraqit për një kallëzim të Edi Palokës, për kohën kur Jurgis Çyrbja ka qenë drejtor Hipoteke.
Ish-deputeti socialist u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike ne vitin 2021 për “shpërdorim detyre”.
“Çyrbja, ish-drejtor i Hipotekës Durrës, akuzohet për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone”, ka deklaruar në vitin 2021, Edi Paloka.
Kujtojmë që pak vite më parë, konkretisht në 2017, Çyrbja u denoncua nga opozita, si person që rezultonte i ‘përfshirë’ në çështjen e Emiljano Shullazit.
Jurgis Çyrbja, deputeti aktual i Partisë Socialiste, ka qenë drejtor i Hipotekës së Durrësit gjatë kohës kur Shullazi ka marrë Hotel Vollgën.
Çyrbja ka dëshmuar në vitin 2017 në seancën ndaj Shullazit dhe grupit të tij që akuzohen për gjobëvënie, duke folur për lidhjet e tij edhe me biznesmenin Ylvi Beqja.
Në atë kohë opozita reagoi ashpër duke kërkuar arrestimin e deputetit socialist, Jurgis Çyrbja.
Paralajmërohet publikimi i dosjes “bombë”: Politikanë të lartë dalin te “Toyota Yaris”