zoom

Lajme

Prindër për herë të dytë? Flet Kiara Tito

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë dëshirë të kenë një fëmijë të dytë.

Vetë moderatorja u shpreh se të dy ata duan të kenë një vajzë tjetër, por shtoi se nuk është në planet e afërta për të nisur një fëmijë.

 

“E kam akoma atë dëshirë edhe pse është herët natyrisht. Do të kisha shumë dëshirë që të kisha dy vajza dhe t’i vishja bukur. Lunën e vesh sigurisht dhe rri gjithë ditën duke e kombinuar. Është një dëshirë e të ardhmes patjetër”, tha Kiara Tito.

Ajo foli edhe për vajzën, Luna, duke e përshkruar atë si të qetë dhe të dashur.