Aplikacion
Kryeministrja Giorgia Meloni reagoi e para, pasi mori lajmin gjatë vizitës së saj në Liban, duke akuzuar opozitën për veprime te turpshme në dëm të vendit, e po ashtu duke shënjestruar sistemin e drejtësisë.
“Është shumë e vështirë të punosh dhe të përpiqesh t’i japësh përgjigje këtij kombi kur ke edhe kundërshtime nga disa prej institucioneve që duhet të ndihmojnë në dhënien e përgjigjeve”, deklaroi ajo.
“Unë nuk mendoj se është përgjegjësi e gjyqësorit të përcaktojë se cilat vende janë të sigurta dhe cilat jo. Është përgjegjësi e qeverisë, kështu që mendoj se qeveria duhet të sqarojë më mirë se çfarë do të thotë një vend i sigurt”, shtoi ajo.
Ndërkohë, reagimi nga ana e ministrit të Brendshëm italian, Matteo Piantedosi ishte më i qetë dhe hodhi dritë mbi hapat që qeveria në Romë do të ndjekë në vijim
“Kam respekt për gjyqtarët. Ne do të luftojmë brenda mekanizmave gjyqësorë. Betejë në kuptimin e afirmimit në aspektin ndërkombëtar, evropian dhe kombëtar. Do apelojmë dhe shkojmë në Gjykatën e Lartë”, tha ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi.
Sipas Piantedosit, qendrat pritëse të emigrantëve në Shqipëri, do të jenë në të ardhmen e afërt një model që do të ndiqet nga gjithë vendet e Bashkimit Europian.
“Jo vetëm që do të ecim përpara me apelimet gjyqësore por do të ecim përpara edhe me këto nisma sepse nga viti 2026 ato që Italia po zbaton në Shqipëri dhe jo vetëm atje, do të bëhen ligj europian”, theksoi ai.
Për sa i përket reagimeve nga partitë politike në Itali, “Lega Nord” ishte e ashpër duke goditur sistemin e drejtësisë.
“Gjyqtarët pro emigrantëve duhet të kandidojnë në zgjedhje, por dijeni se nuk do të frikësohemi”, thuhet në një shënim zyrtar nga partia e Salvinit.
Ndërkohë nga partia e Melonit, “Vëllezërit e Italisë”, vendimin e pritën duke thënë: “E majta gjyqësore ndihmon të majtën parlamentare”.
Sakaq nga opozita janë më optimistë, me sekretaren e Partisë Demokratike, Elly Schlein që tha se “kemi paraqitur një pyetje për kostot e marrëveshjes me Shqipërinë”.
“Tani ndalo. E thamë, jo se jemi vizionarë, por sepse lexojmë rregullat. I drejtohem Giorgia Melonit: ndalo dhe kthehu pasi je e detyruar të kthesh në personat që ke dëbuar”, tha zëvendëssekretarja, Elly Schlein, gjatë kryesisë së Partisë Demokratike duke komentuar lajmin.
“Turp! Më shumë se një model, marrëveshja e bërë me Shqipërinë është një marrëveshje e paligjshme, një marrëveshje që shkel të drejtën ndërkombëtare. Falënderoj deputetët që shkuan dhe panë qendrën në Gjadër. I gjithë mekanizmi nuk qëndron në këmbë. Janë 800 milionë euro të humbura që mund të përdoreshin për shëndetësi”, shtoi liderja e së majtës italiane.
Ish e dashura e nxori zbuluar, krizë në lidhjen e Mevlanit me partneren e tij shtatzënë