zoom

Lajme

Parashikimi i horoskopit për fundjavën, cila shenjë do të zgjidhë problemet në çift?

Dashi
Hënën e kanë te vetja, kështu që do e gjejnë veten shpesh në qendër të vëmendjes dhe situatave. Kanë një tendencë për t’i dhënë rëndësi çfarë duket në sipërfaqësore dhe jo thelbit. Duhet të mendohen njëherë para se të gjykojnë rreth e qark. Është një periudhë shumë e mirë për të marrë një vendim në lidhje me planet afatgjata.

Demi
I kanë të gjitha mundësitë për të sqaruar dhe sheshuar të gjitha grindjet dhe keqkuptimet në gjërat e tyre personale. Kjo Hënë e plotë nxjerr grindje në sipërfaqe shumë thjeshtë, me njerëz që e kemi të sigurt që na duan. Kujdes me çështjet e fizikut deri të dielën.

Binjakët
E gjejnë veten të jenë si rregullatorë të situatave rreth e qark. Do kenë fuqinë e humorit të mirë. Do kenë fuqi zbutëse nëse dikush nervozohet në ambjentet që ndodhen. Kjo ndjesi do t’i shijojë dhe do jenë shpirti i miqësisë. Nesër dhe pasnesër janë ditë të mira për çështjet e punës.

Gaforrja
Kanë Marsin te vetja me një hyrje të vështirë për të ruajtur ekulibrat në ambientet e punës dhe në ambientet familjare. Gjetja e këtyre ekulibrave është prioriteti i tyre për këtë katër ditësh. Nuk përjashtohet munësia e situatave që mund të dalin nga kontrolli. Mbani afër vetes dikë që ju mban në kontroll dhe ju zbut.

Luani
Me çështje profesionale, karriere dhe familjare i gjen kjo fundjavë. Në hapësirat e tyre personale dhe familjare do kenë miqë e shokë. Lodhja mund t’i shoqërojë këto ditë. Kujdes në lëvizjet ekonomike të shtunën dhe të dielën. Edhe pse e diela do jetë e vështirë të jeni korrekt me agjendën.

Virgjëresha
Kjo Hënë e Plotë nxjerr në sipërfaqe çfarë duhet korrigjuar për ecurinë që prisni. Kanë pritshmëritë e tyre në punë, në jetën personale dhe familjare. Kanë patur problematika që janë vërdallosur që nga mesi i qershorit deri më tani. Kjo Hënë e plotë i qartëson dhe gjen mënyrën çfarë duhet korigjuar që të plotësohen pritshmëritë e tyre.

Peshorja
Pavarësisht se kemi edhe diellin te peshorja, Kjo Hënë e Plotë ka tendencën për ta gjetur veten në situata që ka tension dhe agravim. Kujdes në reagimet tuaja. Fajin nuk do e keni ju, por situatat ku ndodheni. Kjo bën që mos të ndihen rehat dhe në fundjavë do tërhiqen nga zhurma dhe njerëzit.

Akrepi
Venusin e kanë edhe sot te vetja. Kjo u jep mundësi të zgjidhin detyrimet ekonomike. Bashkë me Hënën e plotë u gjendet forma për të gjetur mundësi dhe ujdi për të zgjeruar ekonominë. Mos i shprehni këto dy ditë ankesat dhe gjykimet sepse mund të anulohen plane.

Shigjetari
Nesër presin Venusin dhe është një hyrje shumë e bukur. Përballë do kenë planetin e fatit dhe kjo do i bëjë që të zgjidhin çështje dhe probleme në çift apo në familje. Nevoja për t’ju larguar situatave do jetë shumë e fortë dhe do ëndërrojnë udhëtime të gjata. Duhet të fokusohen te qartësimi në çështjet e punës. Të thonë “Po” vetëm kur të jenë të sigurt.

Bricjapi
Kanë Marsin përballë dhe në hyrje disi të vështirë me Hënën. Është shumë e rëndësishme për çështje ujdish, pronësish dhe për familjen e tyre. Kjo nxjerr në sipërfaqe çfarë duhet korrigjuar në ujditë dhe kontratat që presin. Kujdes me shëndetin sot edhe nesër.

Ujori
Janë më të privilegjuarit nga kjo Hënë e P
plotë. Do e gjejnë veten më të vlerësuarit në ambientin e punës. Duket sikur statusi i tyre profesional ka patur përmirësime. Do shkëputeni nga ankthet e gjata dhe do jeni racional. Do qartësoni objektivat tuaj. Do çiroheni nga pasiguritë ekonomike që keni mbartur që nga mesi i shkurtit.

Peshqit
Kanë Saturnin dhe Neptunin me vete. Gjëja më kryesore për ta është të merren me ekonominë e tyre. Pasi ankthi për financat është ajo që ju shqetëson këto kohë. Këshilla për ju është që të jeni sa më racional. Sidomos me lëvizjet ekonomike. Ajo që do merrni me shumicë dhe pozitivtet është gjetja e formës për tu ekulibraur në jetën personale dhe në dashuri.