Aplikacion
Gjatë seancës gjyqësore për masën e sigurisë, Mariela Berisha, njësoj si Antonela Berisha, kërkoi ndjesë për atë që ndodhi me Klea Prengën në restorant.
“Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Nuk e kam dëshiruar, dhe nuk e kam kërkuar apo planifikuar një situatë të tillë dhe aq më pak një pasojë të tillë. Kam mbi një vit që po kaloj një moment dhe një situatë të vështirë psikologjike. Jam në një bashkëjetesë, dhe kam një fëmijë 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë”, tha blogerja.
Pasi dëgjoi të gjitha palët, trupa gjykuese vendosi që për Antonela Berishën masën “Detyrim paraqitje”, ndërsa motra e saj, Mariela Berisha duhet të qëndrojë në arrest shtëpie.
Vrasja në Ndroq/ Autori dhe viktima në një tavolinë, i riu qëlloi nga xhepi i xhupit (DETAJE)