Aplikacion
Sipas PD-së, gjyqtarëve kushtetues po iu kërkohet të delegjitimojnë mesazhe e biseda të nxjerra nga aplikacioni e të sjella në Shqipëri nga vendet partnere për të zbardhur ngjarje të ndryshme kriminale.
“Me gjyqtarët brenda Gjykatës Kushtetuese po ndodhin të gjitha format antikushtetuese të presionit ndaj tyre dhe gjithçka synohet të delegjitimojë dokumente legjitime zyrtare që vendet partnere kanë dorëzuar sepse e konsiderojnë si detyrim të ndihmojnë publikun shqiptar për të pasur një mjedis të sigurt, por edhe si detyrim për rrezikun e madh që bandat dhe mafia përfaqëson për vendet e tyre.”- thuhet në njoftimin për shtyp të publikua nga selia blu.
Në njoftim thuhet gjithashtu se një gjë e tillë nuk do të pranohet nga partia Demokratike.
“Duan të çekuilibrojnë kuorumin e gjykatës përpara një vendimi jashtëzakonisht të rëndësishëm, i cili sigurisht nuk do të pranohet, do të apelohet nga PD. Por do të shënojë gllabërimin e institucionit kushtetues nga mafia dhe krimi.”- thotë zyra e shtypit e PD.
“Janë më të mirët”/ WP për rolin e shqiptarëve në prodhimin dhe shpërndarjen e kokainës