zoom

Aktualitet

E kuruar në detaje/ Antonela Berisha shkon në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë

E kuruar në formën më të mirë, Antonela Berisha është paraqitur në Gjykatën e Tiranës, ku pritet të njihet me masën e sigurisë, pas dhunës së ushtruar ndaj Klea Prengës.

Një ditë më parë, gjykata la në burg motrën e saj, Mariela Berisha.

Motrat Antonela dhe Mariela Berisha u vetëdorëzuan në Policinë e Tiranës, pak ditë më parë, dy muaj pas shpalljes në kërkim për dhunën e ushtruar ndaj Klea Prengës.

Shkak i dhunës barbare mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti.

Pamjet u publikuan në media pak ditë pas ngjarjes. / Zoom.al