zoom

Aktualitet

E ngarkuara me punë e SHBA takim me Dumanin: Vlerësojmë arritjet, SPAK ka nevojë për mbështetje

E ngarkuara me punë Nancy VanHorn u takua sot me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut, Altin Dumani për rreth një orë.

Përmes një njoftimi në aplikacionin X Ambasada Amerikane bënë me dije VanHorn vlerësoi arritjet e SPAK-ut në ndjekjen e suksesshme të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta.

“VanHorn dhe Dumani diskutuan se si SPAK dhe NBI nuk mund ta bëjnë këtë punë vetëm dhe duhet të mbështeten në institucione si policia, gjykatat, prokuroritë, zyrat e vettingut, inspektoriatet dhe këshillat për të bërë pjesën e tyre me pavarësi, përkushtim dhe integritet. Kjo është thelbësore për mbrojtjen e arritjeve që Shqipëria ka bërë në sundimin e ligjit, një pjesë kyçe e procesit të anëtarësimit në BE”, shkruhet në postim.