zoom

Bota

Vdekja e Liam Payne/ Ish-truproja shqiptar jep detaje: Nuk ishte mirë, kishte probleme me…

Pas vdekjes tragjike të këngëtarit Liam Prayne, ish-truproja i tij shqiptar Joni Proni reagoi, duke treguar detaje për gjendjen e tij shëndetësore.

Pronk ka punuar prej 14 vitesh si truproja e tij dhe gjatë kësaj periudhe ai rrëfeu se ylli i One Direction kishte probleme me alkoolin.

“U trondita shumë, megjithëse lajme të mira nuk prisja nga Liami. Kohët e fundit kam qenë i tronditur dhe i mërzitur me të. Unë kam 14 vite me të, pija shkatërron gurin dhe di që Liami nuk ka qenë shumë mirë kohët e fundit.

Nuk i vë shumë faj Liamit, por njerëzve rreth tij, pasi të gjithë të thonë PO për çdo gjë edhe kur thua “dua të vdes”. Kur kam qenë me të unë e kam kritikuar dhe ia kam ndaluar alkoolin, dhe ia kam hequr nga dora. E doja si të ishte im bir, ka qenë një djalë i mrekullueshëm. Për mua Liami ishte viktimë e industrisë së muzikës. Por të isha me të ai do ishte gjallë sot”, tha i përlotur ish turpëroja e tij për “Jetë Shqiptare”, u shpreh Proni.

Ai shtoi se biseda e fundit me Liamin ishte në korrik, duke nënvizuar se ai kishte një natyrë që nuk tregonte çfarë shprehte.