zoom

Bota

Izraeli mund të ketë vrarë ideatorin e “7 tetorit”

Ushtria izraelite thotë se po kontrollon mundësinë që lideri i Hamasit, Yahya Sinwar, të jetë vrarë në Gaza.

Në një deklaratë, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se identiteti i tre terroristëve të vdekur ende nuk është konfirmuar.

“Në ndërtesën ku u eliminuan terroristët, nuk kishte shenja të pranisë së pengjeve në zonë”, shton IDF.

Të mërkurën, forcat izraelite kryen sulme ajrore në periferitë jugore të Bejrutit.

Po ashtu, Izraeli njoftoi se më shumë se 50 predha u lëshuan nga Libani të mërkurën, ndërsa Hezbollahu tha se lëshoi raketa në një zonë në Izraelin verior.