zoom

Lajme

FOTO/ Kush është i dashuri i Roza Latit, ish-banor i Big Brother VIP

Roza Lati po përjeton një histori të re dashurie me një ish-banor të Big Brother VIP.

Krah saj është Xhonatan Islami, i cili ishte pjesëmarrës në edicionin e dytë të Big Brother VIP, së bashku me Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin.

Xhonatan Islami është djali i Alket Islamit, të dy të apasionuar pas sportit ekstrem të hedhjeve me parashutë.

Pak ditë më parë, ai postoi në Instastory një foto ku shfaqej duke puthur një vajzë, e cila ishte me kurriz. Por ndjekësit u shprehën se ajo është Roza Lati, duke vënë re detaje të tilla si flokët, veshja dhe atletet.

Ndërsa së fundmi, ka qenë Roza Lati ajo që ka postuar një foto krah Xhonatan Islamit, duke konfirmuar kështu romancën mes tyre.