zoom

Lajme

“Do dal pa brekë” – Çudit Sinan Hoxha, deklarata e tij shkakton të qeshura në program

Sinan Hoxha është një nga personazhet që ka marrë ftesë për të qenë pjesëmarrës në Big Brother VIP.

Por ai e refuzoi këtë ftestë gjatë një interviste në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, duke argumentuar se ka agjendë të ngjeshur.

“Është e pamundur për një mijë e një arsye. Unë e kam axhendën premte, shtunë, diel. Iki në Amerikë një muaj. Iki në Australi. Super plot”, tha Sinan Hoxha.

Vazhdimi i bisedës më pas shkaktoi të qeshura në program prej përgjigjes që dha Sinan Hoxha, kur ju tha se në Big Brother VIP do të jetë edhe Artjola Toska, si një mënyrë për ta bindur që të jetë konkurrent.

Pjesë nga biseda në program:

Sinani: Artjola Toska është në Big Brother?

Edea: Po!

Sinani: Dëgjo, nëse Artjola Toska është në Big Brother, unë do dal pa brekë në sheshin Skënderbej.

Edea: Vërtet?

Sinani: Po, një muaj për ju.