zoom

Lajme

PD njofton protestë para Parlamentit Europian më 23 tetor

Ashtu siç është njoftuar disa herë nga nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, opozita duket se ka vendosur edhe datë se kur do të shkojë të protestojë para Parlamentit Europian, në Strasburg.

Me datë 23 tetor rreth 30 deputetë të opozitës do të protestojnë përpara Parlamentit Europian kundër qeverisë Rama. Kjo është e para herë në historinë e vendit, që deputetë të një force politike do të protestojnë përpara institucioneve të Parlamentit Europian.

Mazhoranca ka përjashtuar 24 deputetë nga seancat plenare në e vennimin fundit, po mbahet nën arrest politik lideri i opozitës dhe kreu i PD, Sali Berisha, arrestohet në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji dhe nuk respektohen vendimit e Gjykatës Kushtetuese nga qeveria, arsye këto që kanë detyruara deputetët e opozitës të protestojnë në Strasburg.