Aplikacion
Leja për ndërtimin dhe zhvillimin të objektit është dhënë tashmë, për shoqërinë “Eral Construction”, aksioner të së cilës janë Gramoz dhe Ervin Qendro.
Të dy këta të fundit janë të afërm të prefektit te Tiranës, Afrim Qendro i cili ka një histori të gjatë në sektorin publik dhe privat, si dhe me pozicione të rëndësishme në administratë gjatë viteve të fundit, çka ka ngritur dyshimin se dy kullat në Vlorë, mund të jenë një shpërblim ndaj Qendros.
Rikujtojmë që jemi vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme.
Kjo nuk është hera e parë që kompanitë e ndërtimit të lidhura me Afrim Qendron, kryesisht “Eral Construction” ka marrë tendera nga administrata e socialistëve në vlera të mëdha.
Pavarësisht akuzave dhe dyshimeve që lënë pasë, dhuratat miliona euroshe, Qendro vijon të marrë përfitime nga pushteti.