zoom

Bota

Tragjedi në brigjet greke/ Katër viktima, mes tyre dy foshnja

Katër emigrantë të paligjshëm janë mbytur në afërsi të brigjeve greke këtë të hënë në përpjekje për tu futur në territorin europian.

Tragjedia ka ndodhur pranë ishullit Kos.

Sipas informacioneve paraprake janë të paktën 4 persona të pajetë, mes të cilëve foshnje disa muajshe.

Mediat greke shkruajnë se në mjetin lundrues me të cilin udhëtonin refugjatët ndodheshin rreth 30 persona.

Brigjet greke, së bashku me ato italiane dhe britanike janë ndër më të prekurit në europ sa i takon fluksit të emigrantëve të paligjshëm që vijnë kryesisht nga vendet e lindjes apo afrika veriore.