zoom

Aktualitet

Aksident masiv në Tiranë, përplaset edhe makina e një televizioni

Një aksident masiv u regjistrua pasditen e kësaj të marte në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në aksin që lidh TEG-un me Shkozën, ku u përplasën shtatë automjete, mes të cilave edhe një makinë e televizionit MCN.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë aks u bllokua, duke lënë dhjetëra makina në trafik.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia për të hetuar shkaqet e aksidentit, ndërsa paraprakisht nuk raportohet për persona të plagosur.