zoom

Aktualitet

Fieraku dhunon barbarisht çiftin e të moshuarve, 80-vjeçari në luftë për jetën

Një çift të moshuarish u dhunua barbarisht në fshatin Povelçë të Fierit nga një bashkëfshatar.

Autori është identifikuar si Ilir Nukaj, i cili ka rënë në prangat e policisë pas ngjarjes së rëndë.

Çifti i të moshuarve kanë një dyqan në fshat, pranë banesës së tyre. Ilir Nukaj ka shkuar aty në gjendje të dehur për të kërkuar alkool.

Por kur ata nuk i kanë dhënë, Nukaj ka ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.

Prej dhunës barbare, 80-vjeçari Namik Rustemi është në gjendje kritike për jetën në spital, ndërsa nën kujdesin e mjekëve ndodhet edhe bashkëshortja e tij.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes së rëndë.